“Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet që po e pengon jetësimin e reformave të Qeverisë së Kosovës, jo vetëm në drejtësi, por edhe në fusha të tjera.”
Kështu të paktën e ka cilësuar gardianin e Kushtetutës së Kosovës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kur u pyet për akuzat që akterë të ndryshëm të ekzekutivit po i drejtojnë këtij institucioni të drejtësisë për vite me radhë.
Në anën tjetër, sipas saj opozita në Kosovë, Kushtetuesen po e konsideron si shpëtim në mënyrë që të mos jetësohen reformat qoftë në drejtësi qoftë në ekonomi të ekzekutivit.
“Ligji për Këshillin Prokurorial dy herë radhazi ka marrë dritën e gjelbër nga Komisioni i Venecias, por është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese”.
“Vettingu në sistemin e drejtësisë, Kushtetuesja në këtë fazë ka pasur të trajtojë vetëm kapitullin 2 të Kushtetutës së Kosovës që ndërlidhet me të drejtat e njeriut, ka marrë më shumë se nëntë muaj kohë”, ka potencuar Haxhiu, ndërsa ka theksuar se ende s’ka një aktgjykim të plotë për Vettingun në sistemin e drejtësisë. /Albanianpost.com