Rama: Thyem parashikimet, rekord turistësh në vitin 2023

Kryeministri Edi Rama, ka thënë se Shqipëria ka shënuar rekord në turizëm, 10,1 milionë vizitorë të huaj kanë shijuar bukuritë e këtij vendi nga janari deri në dhjetor të vitit 2023.

Rama, në një postim në Facebook, ka shkruar se numri i vizitorëve në vitin 2023 ka tejkaluar parashikimet dhe kjo ishte një surprizë e mirë.

“ Mirëmëngjesi! … dhe me këtë kartolinë shifrash të vitit më fantastik për turizmin shqiptar, ku shënuam rekordin e 10,1 milionë vizitorëve të huaj që e shijuan Shqipërinë tonë nga janari në dhjetor të vitit 2023 duke na “thyer” parashikimet në mënyrën më surprizuese, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook

Viti 2023 shënoi një bum sa i përket numrit të turistëve që vizituan Shqipërinë, duke arritur në mbi 10 milionë, ndërsa pritshmëritë për këtë vit janë akoma edhe më të larta. /RTK/

Read Previous

Jasharaj: Mësimdhënësit po kërkojnë punë në tregun evropian, gjendja është alarmante

Read Next

Gastronomia, ndër sektorët më të rrezikuar për punëtorë pas liberalizimit të vizave