Sunak: Ushtarët tanë po e ruajnë paqen në Kosovë

Kryeministri britanik, Rishi Sunak përmes një video të publikuar në platformën “X”, ka thënë se ushtarët e tyre janë duke i bërë krenar.

Ai ka përmendur Kosovën, duke thënë se ushtarët britanik po japin kontributin e tyre për ruajtjen e paqes.

“Këtë vit, forcat tona të armatosura të shkëlqyera na kanë bërë krenarë edhe një herë. Ndërsa flas, trupat britanike janë atje në të ftohtë duke mbrojtur krahun lindor të NATO-s në Estoni dhe duke ruajtur paqen në Kosovë”, ka thënë Sunak.

Kujtojmë se rreth 200 ushtarë britanikë kishin arritur në Kosovë pas sulmit terrorist që kishte ndodhur në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. /Telegrafi/

Read Previous

Tahiri: Lufta mes Izraelit e Palestinës po e trazon botën

Read Next

Portugali/ Sekuestrohen 2 ton kokainë, një pjesë e saj do i dorëzohej klanit shqiptar ‘Farruku’