Fëmijët në Gaza po marrin vetëm rreth 10% të ujit që do të përdornin normalisht, duke u lënë atyre “mezi një pikë për të pirë”, tha UNICEF në një deklaratë të mërkurën.
“Fëmijët e zhvendosur së fundmi në Rripin jugor të Gazës po përdorin vetëm 1,5 deri në 2 litra ujë çdo ditë”, thuhet në deklaratë, shkruan CNN.
Në deklaratë thuhet se 15 litra është standardi minimal në ditë për të pirë, larë dhe gatim, ndërsa tre litra janë minimumi vetëm për mbijetesë.
UNICEF thotë se shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në Gaza janë “në pikën e kolapsit”, gjë që mund të ketë pasoja të rënda te fëmijët.
/klankosova/