Kurti: Kosovës t’i jepet statusi i kandidatit nga BE-ja pa vonesë

Si një moment historik e ka cilësuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, votimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Ukrainë

Përmes një postimi në llogarinë e tij në platformën, X, Kurti, kësisoj ka kërkuar që Kosovës t’i jepet statuti i kandidatit pa vonesë.

“Përfshirja e Ballkanit e Perëndimor në Bashkimin Evropian është mënyra më e mirë për të forcuar paqen dhe sigurinë në të gjithë kontinentin”, ka shkruar Kurti.

BE-ja ka vendosur të hapë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën, në një lëvizje të papritur që do të jetë një nxitje kritike për Volodymyr Zelensky dhe do t’i japë një goditje Vladimir Putinit.

Njoftimi, i bërë të enjten pas tetë orësh negociatash të tensionuara në Bruksel, erdhi pavarësisht kundërshtimit të Hungarisë, kryeministri i së cilës, Viktor Orban, kishte thënë për javë të tëra se do të vendoste veton ndaj çdo hapjeje të bisedimeve të pranimit.

Në fund, thanë diplomatët, Orban u largua nga dhoma kur vendimi kryesor – i cili duhej të ishte unanim – u mor nga udhëheqësit e 26 vendeve të tjera anëtare. Edhe për një qytet në të cilin arti i arritjes së marrëveshjeve është i përsosur, ishte një manovër shumë e pazakontë.

/albanianpost/

Read Previous

SHBA paralajmëron Izraelin për vdekjet e civilëve në Gaza

Read Next

Draft-statuti i Asociacionit, Osmani para deputetëve: Komentet e shqetësimet tona t’i dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese