Gjest fantastik nga tifozët francezë, hedhin arinj lodra në fushë për fëmijët në nevojë

Midis pjesës së parë dhe të dytë të ndeshjes midis Lille dhe Metz, qindra lodra pelushi u hodhën në fushë për një fushatë ndërgjegjësimi.

Dhurimi i lodrave pellushi është pjesë e një nisme bamirësie të organizuar nga Lille për të mbështetur fëmijët e sëmurë përpara Krishtlindjeve, shkruan abcnews.

Të gjitha lodrat e mbledhura do t’u dhurohen pacientëve të vegjël në institucionet e kujdesit shëndetësor në Lille dhe zonën përreth.

/KultPlus.com/

Read Previous

Dy raste të dhunës ndaj grave në Prishtinë

Read Next

OBSH: Në Gaza, sëmundja mund të jetë edhe më vdekjeprurëse se sulmet ajrore