Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Të dielën në Prishtinë kanë ngjarë dy raste të dhunës ndaj grave ku dy të dyshuarit kanë qenë burra.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, edhe i dyshuari tjetër në Prishtinë është arrestuar.
“Me 03.12.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se kishte pasur sulm fizik nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”.
/klankosova/