Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Me fillim nga ora 17:00 ballafaqohen Sigal Prishtina dhe Istogu, ndërsa nga ora 19:00 është derbi prizrenas, Proton Cable Prizreni- Bashkimi.
Ndërsa dje, kanë përfunduar dy takimet e para të kësaj xhiroje, ku Peja fitoi ndaj Goden Eagle Ylli me rezultat 91-75, ndërsa Trepça si mysafire e Vëllaznimit triumfoi me shifrat 82-89.
/klankosova/