Kryeministri Edi Rama, duke folur në Samitin e Diasporës bëri me dije se presidenti Bajram Begaj i ka kërkuar që 22 nëntori – Dita e Alfabetit – të njihet si festë kombëtare në Shqipëri, ashtu siç është në Maqedoninë e Veriut.
Ai i kërkoi presidentes Vjosa Osmani, që këtë t’ia propozonte edhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
“Me një sugjerim shumë të arsyeshëm të presidentit, dua ta kornizoj këtë fjalë edhe në funksion të frymës së këtij samiti por edhe në funksion të asaj që ka rëndësi të jemi bashkë të ndihmojmë njëri tjetrin. Mendoj se është koha që 22 nëntori -dita e Alfabetit – të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri. Unë besoj se edhe presidentja e Kosovës t’ja japë këtë sugjerim kryeministrit të vetë. Unë e dëgjoj presidentin për veten time”, u shpreh Rama. /Albanianpost.com