AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë të rregullt plenare ku në rend dite janë një varg ligjesh e projektligjesh për miratim dhe shqyrtim si dhe disa propozime e rekomandime.
Kuvendi mbanë dy seanca, njëra në ato të kaluarat që nuk janë mbyllur, dhe seancën e rregullt të kësaj jave. Një nga pikat e kësaj seance do të jetë edhe Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023.
Deputetët e Kuvendit në seancën e sotme parlamentare, që fillon në orën 10:00, pritet që të diskutojnë, miratojnë dhe votojnë edhe shumë pika tjera.
Në seancën e sotme pritet edhe votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.
Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve, si edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze dhe shumë pika të tjera./Botasot/