Persona të maskuar dhe të armatosur sulmojnë me mjet shpërthyes një bankomat

Persona të maskuar dhe armatosur kanë sulmuar mëngjesin e sotëm një bankomat në Gjilan.

Sipas dëshmitarëve, personat e armatosur kanë ikur me veturë, e cila ishte me targa të Serbisë.

“Nga persona të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata është sulmuar me mjet shpërthyes bankomati i bankës TEB në Gjilan. Sipas dëshmitarëve dy persona jashtë veturës kanë pasur në duar armë të gjata dhe në brendi të veturës ka pasur një apo dy persona tjerë të cilët janë larguar në drejtim të panjohur me veturë me targa të Serbisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë si dhe njësia për deminim e policisë që kanë marrë mostrat e dyshimta të eksplozivit”, thuhet në njoftim.

Tutje,  në njoftim thuhet se në prezencë të policisë, përfaqësuesit e bankës dhe të kompanisë së sigurimit të bankës kanë hapur bankomatin dhe të njëjtit na kanë deklaruar se mjetet që kanë qenë brenda në bankomat nuk kanë arrit të merren, por disa prej tyre janë të dëmtuara.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Read Previous

Zjarri në IML, Policia: Dy zyra janë përfshirë nga flakët, nisin hetimet

Read Next

DASH: SHBA është e përkushtuar ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor si kundërpeshë ndaj ndikimit rus