Arrestohet i dyshuari për krime lufte gjatë vitit 1998 në Skënderaj
UEFA ka deleguar gjyqtarët nga Kosova për të ndarë drejtësinë në ndeshjen mes Greqisë U21 dhe Ishujve Faroe U21, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe.
Mervan Bejtullahu është caktuar për të qenë gjyqtari kryesor i kësaj ndeshjeje.
Ai do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Granit Hyseni.
Eridon Podvorica do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Theodoros Kolokotronis”, nga ora 15:00./Indeksonline.net/