Sërish kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita grumbullon karriget në foltore

Deputetët e opozitës në Shqipëri kanë grumbulluar sërish karriget e Kuvendit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet live në faqen e tij në Facebook, teksa ndodhet brenda godinës së Kuvendit.

Opozita është e vendosur të mos lejojë jetë normale parlamentare deri në plotësimin e kërkesave të saj: Ngritjen e komisioneve hetimore, përfshirjen në komisionin e reformës zgjedhore mazhoranca të heqë dorë nga përfshirja në zhvillimet e brendshme të opozitës.

“Edi Rama nuk mund të pranojë komisionin parlamentar të investitorit strategjik. Këmbanat bien për ju, më dëgjoni, kjo është situata në parlament, prapa këtij grumbulli të shihni rrënojën e vërtetë.”, tha Berisha.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Debati i tretë i kandidatëve republikanë për president, mungon sërish Trump

Read Next

Lufta Izrael-Hamas, OKB: Krimet e luftës janë kryer nga të dyja palët