30 vjeçarja e raporton në Polici vjehrrën për dhunë

Foto ilustrim

Një grua në Prishtinë ka raportuar në Polici vjehrrën e saj për dhunë në familje.

30 vjeçarja ka deklaruar në Polici se vjehrra e saj 59 vjeçare  me të cilën ka pasur një mosmarrëveshje verbale, e ka ofenduar dhe kanosur.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:00.

Palët janë intervistuar, e për rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare për dhunë në familje, e cila ka udhëzuar që rasti të iniciohet e ne procedurë të rregullt të i referohet hetimeve. /Reporteri.net/

Read Previous

E kërcënoi të dashurën se do t’ia vrasë familjen, policia bastis shtëpinë e 22 vjeçarit

Read Next

Si t’i jepet fund konfliktit mes Izraelit e Hamasit?