Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj.
Me këtë rast ajo e ka uruar Malajn për detyrën dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve.
Sipas Presidentes Osmani, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në unifikimin e politikës së jashtme mbetet prioritet.
“Fuqizimi i vazhdueshëm i kordinimit diplomatik është interes jo vetëm i shteteve tona, por edhe i rajonit në tërësi”, ka theksuar Osmani.
Gjithashtu në takim me ambasadorin Malaj, tha se Kosova pret që Shqipëria të jetë zë i Kosovës në mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare në të cilat aktualisht shteti ynë nuk ka përfaqësim.
Ndër të tjera Osmani e njoftoi ambasadorin Malaj edhe për zhvillimet e fundit në vend, si dhe mbi aktin e agresionit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, me ç’rast, potencoi rëndësinë e adresimit të përgjegjësisë të Serbia dhe aplikimit të masave ndëshkuese ndaj saj.
/klankosova/