Një femër në Gjakovë sulmohet me thikë

Në një deklaratë të dërguar nga zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, raporohet se dje në rrugën “Ferid Curri” në Gjakovë, si pasojë e një mosmarrëveshje verbale viktima femër kosovare, është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare, e cila më pas është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë :

“Rr. Ferid Curri, Gjakovë  27.10.2023 – 12:20. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht me thikë nga e dyshuara femër kosovare e cila është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

/tvsyri/

Read Previous

Jesus dhe Partey lëndohen sërish, Arteta konfirmon mungesën e tyre për disa javë

Read Next

Gjendet pas 48 orësh autori i masakrës në shtetin amerikan të Maine