Ancelotti përditëson gjendjen shëndetësore të Bellingham para El Clasicos

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka këmbëngulur se Jude Bellingham është në dispozicion për t’u përballur me Barcelonën në El Clasico nesër (e shtunë).

Bellingham u largua në minutën e 89-të në fitoren 2-1 të Real Madridit Madridit kundër Bragas në Ligën e Kampionëve të martën.

Gazeta spanjolle El Partidazo ka raportuar se superylli anglez po vuante nga një shqetësim muskulor por që do kjo nuk do ta pengonte të luante ndaj Barcelonës.

Ancelotti ka konfirmuar se 20-vjeçari do të jetë në dispozicion për Real Madridin në një konferencë për shtyp para ndeshjes.

“Bellingham? Ai është mirë”, u shpreh tekniku italian kur u pyet për situatën e mesfushorit.

Ky është një lajm i mirë për tifozët madrilen pasi anglezi ka qenë protagonist kryesor i gjigantëve të La Ligës këtë sezon. Ai ka shënuar 11 gola dhe ka bërë tre asistime në 12 ndeshje në të gjitha garat.

/telegrafi/

Read Previous

Bizneset shkelin ligjin, shesin qese plastike me logo

Read Next

Keqtrajtimi i trevjeçarit në çerdhe, Supremja ua ndërpret paraburgimin dy edukatoreve