Haradinaj: Kurti e vendosi Kosovën në pozicionin e duhur

(FOTO: Telegrafi)

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e veçantë ku në rend dite është miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ditën e enjte në Bruksel e ka vendosur Kosovën në pozicionin e duhur.

“Kurti e vendosi Kosovën në pozicionin  e duhur. BE duhet t’i heq sanksionet. Qeveria ka marrë vendim për zbatimin e marrëveshjes, prandaj duhet BE t’i heqë sanksionet. Besoj presidenti frances ndjehet mirë, Kosova e ka mbajtur fjalën. Lus BE-në të rikthen liberalizimin”, theksoi ai.

Haradinaj shtoi tutje se interesi i Kosovës është anëtarësimi në NATO. /Telegrafi/

Read Previous

Danimarka ndryshon projektligjin që ndalon djegien e kopjeve të Kuranit

Read Next

Deliu: Kurti bëri dëm të pariparueshëm përmes pranimit të draftit për Asociacionin