Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë zjarr përtej kufirit

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se avionët luftarakë goditën një zonë ushtarake të Hezbollahut dhe një post vëzhgimi në Libanin jugor të mërkurën.

Më herët të mërkurën, IDF raportoi se militantët qëlluan një raketë antitank ndaj ushtarëve të IDF që operonin në zonën e Avivim në Izraelin verior, shkruan CNN.

IDF tha se forcat e tyre iu përgjigjën zjarrit.

Media në pronësi të Hezbollahut Al Manar TV raportoi se Hamasi kishte goditur një tank të IDF në Avivim.

Al Manar raportoi gjithashtu se IDF-ja goditi periferi të fshatrave Maroun al-Ras dhe Blida në Libanin jugor./abcnews.la

Read Previous

Kosova blen tabletë gjysmë milionë euro por pa shanse të nis më 1 nëntor regjistrimi i popullsisë

Read Next

Çka përmban drafti “modern” për Asociacionin e cila është ndërlidhja me modelin kroat?