Theksohet se ka mungesë të mekanizmave të raportimit për ngacmime seksuale

Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka publikuar së fundmi një anketë që flet për ngacmimet seksuale ndaj grave në vendin e punës.

77% e grave të anketuara në Kosovë pohojnë se vendi i tyre i punës nuk ka një mekanizëm për të raportuar incidentet e ngacmimeve seksuale.

Përmes kësaj infografike QKSGJ vashdon fushatën ndërgjegjësuese për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në tregun e punës me fokus të veçantë në sektorin privat.

Të dhënat në infografikë janë nxjerrë nga raporti “Ngacmimi Seksual në Sektorin Privat në Kosovë”.

Projekti është financuar nga Ambasada e Holandës në Kosovë.

Read Previous

Izraeli refuzon armëpushimin

Read Next

Calhanoglu për Asllanin: Është i fortë, ka dëshirë të luajë, por i duhet durim