Tentoi të rrëzonte avionin me 80 pasagjerë, flet piloti amerikan

Piloti amerikan, i akuzuar për tentativën për të vrarë 83 persona, pasi dyshohet se tentoi të rrëzonte një avion pasagjerësh gjatë një fluturimi të dielën mbrëma, tha para policisë se ishte nën ndikimin e kërpudhave magjike kur e bëri këtë veprim. Piloti ishte jashtë detyrës kur u përpoq të fikte motorët e avionit.

Piloti i Alaska Airlines, Joseph David Emerson u tha oficerëve se mendonte se po ëndërronte kur tentoi të fikte motorët dhe se kishte qenë në depresion për gjashtë muajt e fundit. Nuk është e qartë nga dokumenti i gjykatës nëse Emerson po merrte kërpudha psikedelike, apo magjike, ndërsa ishte në aeroplan.

Por një agjent i FBI-së theksoi se piloti foli me policinë për përdorimin e kërpudhave psikodelike dhe “tha se ishte hera e parë që i përdorte”. Dokumentet e gjykatës shtetërore tregojnë se Emerson, i akuzuar për 83 akuza federale, kishte marrë “kërpudha magjike” rreth 48 orë para incidentit.

Avioni po fluturonte nga Everett, shteti Uashington për në San Francisko, Kaliforni. /abcnews.al

Read Previous

Pas 17 vitesh merr fund Calciopoli, Juventusi befasoi të gjithë me vendimin

Read Next

“Rreziku i inteligjencës artificiale duhet të trajtohet po aq seriozisht sa kriza klimatike”