• Sot në vendin tonë ka mbizotëruar mot me diell e me vranësira kalimtare, me temperatura që kanë lëvizur nga 15 e deri në 24 gradë celcius.
• Moti i ndryshueshëm parashihet ta përcjellë ditën e nesërme me temperatura që do të lëvizin nga 13 e deri në 22 gradë celcius.
• 14 e deri në 22 gradë do të jenë temperaturat gjatë ditës së enjte, ditë kjo që do të karakterizohet nga moti me diell e kohë pas kohe me vranësira.
• Dita e premte do të shoqërohet nga moti me diell, shi e vranësira kalimtare, ku temperatura më e lartë e ditës do të arrijë deri në 21 gradë celcius.
• Mot me diell e vranësira të kohë pas kohshme do ta përcjellin ditën e shtunë ku temperaturat e ajrit do të variojnë nga 10 e deri në 21 gradë celcius.
• Moti i ndryshueshëm do të jetë I pranishëm ditën e dielë, ku temperatura më e lartë e kësaj dite do të arrijë deri në 21 gradë celcius.
• 22 gradë do të jetë temperatura më e lartë e ditës së hënë të javës së ardhshme, ditë kjo që do të karakterizohet nga moti me diell e vranësira kalimtare.
/tvsyrivision/