Peja e Trepça nesër zhvillojnë ndeshjet vendase në grupet e FIBA Europe Cup

Nesër zhvillohet raundi i dytë i fazës grupore të kompeticionit evropian, FIBA Europe Cup.

Dy skuadrat kosovare që sivjet po luajnë këtu, i zhvillojnë ndeshjet në shtëpi në ”Karagaç” dhe ”Minatori” me çka edhe do të tentojnë në maksimum fitoret.

Peja e pret ekipin holandez të Den Boschit me fillim nga ora 19:00.

Derisa në po të njejtën kohë, veçse në Mitrovicë Trepça e pret skuadrën tjetër holandeze, Leiden.

Vlen të ceket se vitin e kaluar, Peja ishte fituese e titullit kampion, ndërsa nënkampione mbeti Trepça e në Holandë, Leideni është fitues i titullit, derisa Den Boschi u eliminua në gjysmëfinale nga Donar Groningeni.

/asistionline/

Read Previous

Kurti në Greqi: Serbia po përdor taktikat e Putinit – të bashkohemi ndaj elementeve që përbëjnë kërcënim për demokracinë

Read Next

Më shumë se 2000 fëmijë të vrarë në Gaza