Policia e vret një person në Bruksel, dyshohet se është personi që e kreu sulmin mbrëmë

Policia në Bruksel ka qëlluar një burrë pas një kërkimi masiv për personin e armatosur që vrau dy shtetas suedezë të hënën në mbrëmje.

Burri u qëllua në një kafene në lagjen “Schaerbeek”, raportuan mediat lokale.

Prokurorët belgë raportuan incidentin, por thanë se nuk mund të konfirmonin ende nëse personi ishte sulmuesi.

Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës.

Personi që u qëllua ka të ngjarë të jetë i dyshuari dhe mund të ketë vdekur rrugës për në spital, tha Ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden.

Verlinden i tha transmetuesit publik “VRT” se arma automatike që iu gjet ishte e njëjtë me atë të përdorur në sulmin e së hënës, shkruan BBC.

/klankosova/

Read Previous

Szunyog: Pasojat e sulmit terrorist të Banjskës ndihen jo vetëm në veri të Kosovës por në mbarë rajonin

Read Next

Rama dhe Macron do të nënshkruajnë marrëveshje për thellimin e marrëdhënieve Shqipëri-Francë