Mbi 950 palestinezë të vrarë, 5 mijë tjerë të plagosur dhe mbi 260 mijë të zhvendosur

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se 950 palestinezë janë vrarë, 5 mijë plagosur dhe mbi 260 mijë janë zhvendosur që nga e shtuna.

Këto shifra ministria palestineze i shpërndau, dhe konfirmoi së në sulmin hakmarrës të Izraelit kanë humbur jetën qindra palestinezë, transmeton Telegrafi.

“Deri në këtë mëngjes, janë regjistruar 950 vrasje të palestinezëve që nga e shtuna dhe mbi 5 mijë tjerë të plagosur”, u tha në kumtesë të ministrisë.

Gjithashtu është bërë e ditur nga Kombet e Bashkuara, se kanë regjistruar 263.934 mijë raste të zhvendosjes së banorëve nga Gaza si pasojë e luftimeve të ashpra.

Ndryshe sot është dita e pestë e luftimeve të ashpra mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite, ku Hamasi kreu një sulm të befasishëm mbi Izraelin gjatë të shtunës. /Telegrafi/

Read Previous

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s mblidhen sot në Bruksel, do të diskutohet edhe për Kosovën

Read Next

Tahiri për hetimet rreth sulmit në Banjskë: Irrituese, po më befason SHBA-ja