Sulmi terrorist, Milanoviç: Serbia duhet të japë përgjigje për disa gjëra

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, në një konferencë për media me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur për sulmin terrorist në Banjë të Zveçanit, ka thënë se dikush qëndron pas tij, teksa bëri thirrje që Serbia të mbajë përgjegjësi.

“Pozicionet tona janë të qarta, Serbia duhet të japë përgjigje për disa gjëra që janë të dukshme dhe që nuk mund t’i shpëtojnë vëmendjes as të një fëmije të vogël. Dikush duhet të japë përgjigje, nuk po i drejtoj gishtin askujt, por dikush qëndron pas”, tha Milanoviç.

“Nëse nuk ka pasoja, do të thotë se jemi në pritje të një ngjarjeje të tillë të radhës, me përmasa dhe përmasa më të mëdha. Dhe ne nuk duhet ta lejojmë këtë”, shtoi. /Albanianpost.com

Read Previous

Osmani: Nëse s’merren masa, Serbia do ndihet më e fuqishme për të vazhduar me sulme tjera

Read Next

Specializantët kërkojnë pagesën e kujdestarive, paralajmërojnë bojkot të punës