Ristucca: Në këtë rajon ka vetëm një përgjigje, paqe dhe stabilitet

Në kampin “Film City” në lagjen Arbëria në Prishtinë po zhvillohet ceremonia e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Në një fjalë rasti, gjenerali italian Angelo Michele Ristucca, ka thënë se në këtë rajon ka vetëm një përgjigje e cila është paqe dhe stabilitet.

Tutje, ai ka thënë se vetëm përmes dialogut mund të arrihet paqja afatgjate duke theksuar se e mbështet plotësisht dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. /Klankosova.tv/

Read Previous

Për herë të tretë dështon konstituimi i Komisionit hetimor për rezerva shtetërore

Read Next

Krasniqi: Në Kosovë trajneri kryen edhe punën e psikologut