Situata në Izrael, BE thërret ministrat e Jashtëm

Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thirrur një takim urgjent të 27 ministrave të jashtëm të bllokut.

“Unë do të mbaj nesër një takim urgjent të ministrave të jashtëm të BE-së për të folur për situatën në Izrael dhe në rajon,” tha Borrell në një mesazh në X.

Mbi 700 është numri i viktimave në Izrael, përfshirë këtu 260 njerëz që u vranë mbrëmjen e kaluar të cilët merrnin pjesë në një festival muzikor. Ndërsa numri i palestinezëve të vrarë si pasojë e sulmeve të vazhdueshme izraelite ka shkuar në 493 ndërsa 2751 janë plagosur.

/abcnews.al

Read Previous

Avokati i Hajdarit: I propozuam Gjykatës që të jetë grupi i ekspertëve në seancë dhe ta shpjegojë super-ekspertizën

Read Next

Kurti: Reagimi i SHBA-së ndaj agresionit të Serbisë ishte i menjëhershëm