Schwarz: Ajo që po ndodh në kufirin e Kosovës ta kujton atë që ndodhi me Ukrainën, Putini po përzihet

Deputeti i Bundestagut Gjerman, Andreas Schwarz ka komentuar situatën në veri të Kosovës, një javë pas shënimit të sulmit terroristë nga një grup i nacionalitetit serbë, të cilët të armatosur rëndë e të vendosur në Banjskë të Zveçanit, lanë të vrarë rreshterin policr, Afrim Bunjaku,

Schwarz po thotë se kjo çfarë po ndodh në kufirin Kosovë-Serbi ia kujton ngjarjet e vitit 2022 në kufirin Ukrainë-Rusi, para se të niste lufta.

Schwarz shkroi në “X” se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po përzihet në këtë.

“Ajo që po ndodh në kufirin me Kosovën ta kujton atë që ndodhi në vitin 2022 me Ukrainën. Putini sigurisht që përzihet”, shkroi ai.

“Serbia duhet të marrë udhëzime të qarta nga BE-ja. Tani ka diplomaci!”, shtoi deputeti gjerman, që vjen nga SPD, partia e kancelarit Olaf Scholz.

Was da an der Grenze zum #Kosovo passiert erinnert an die Vorgänge 2022 an der Grenze zur #Ukraine#Putin mischt sicherlich
mit. #Serbien sollte von der #EU klare Ansagen bekommen. Jetzt geht noch Diplomatie! https://t.co/PK3FipyqET

Read Previous

Kurti: I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Turqi

Read Next

Tifozët e Dinamo Zagrebit nuk do të lejohen në “Fadil Vokrri”, Ballkani ka një paralajmërim për ta