Arrestohet një serb për krime lufte në Mitrovicë

Të premten rreth orës 15:00 është arrestuar një serb në Prizren, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer krime të luftës në Mitrovicë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë,  i dyshuari  gjatë periudhës së luftës në Kosovë  ka qenë i mobilizuar në forcat ushtarake serbe dhe me veprimet e tij në bashkëkryerje  me pjesëtarë tjerë të grupit ushtarak paramilitar dyshohet se kishte privuar nga jeta tre burra civilë shqiptarë.

“Prizren  01.09.1998 – 07:00.  Me datën 29.09.203 rreth orës 15:00 njësiti relevant i policisë për hetimin e krimeve të luftës në Mitrovicë, ka arrestuar të dyshuarin mashkull serb, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur.  I dyshuari  gjatë periudhës së luftës në Kosovë  ka qenë i mobilizuar  në forcat ushtarake serbe dhe me veprimet e tij në bashkëkryerje  me pjesëtarë tjerë të grupit ushtarak paramilitar dyshohet se kishte privuar nga jeta tri viktima civile meshkuj shqiptarë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Klankosova.tv/

Read Previous

Kongresisti amerikan Torres: Serbia t’i tërheq trupat nga kufiri, po përshkallëzon situatën

Read Next

Shiu rekord në qytetin e Nju-Jorkut shkakton përmbytje