Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pas publikimit të pamjeve ku shihet krimineli dhe terroristi, njëherit nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç, në Veri, saktësisht në Banjskë, aty ku ndodhi sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, ka pyetur Bashkimin Evropian se “kur do të fillojë më në fund sanksionimi i këtyre djemve këtu?”.
“Ngrirja e aseteve, llogarive bankare dhe pengimi i tyre (ka edhe disa kriminelë të tjerë) që të udhëtojnë në vendet e BE?”, vazhdoi pyetjen ajo në një postim në platformën X.
Eurodeputetja gjermane theksoi se ky veprim nga BE-ja “do të ishte të paktën një fillim (siç bëri SHBA disa kohë më parë)”.
When do finally start sanctioning these guys here? Freezing assets, bank accounts and prevent them (there are a couple of other criminals) from traveling to 🇪🇺 countries? This would be at least a start (like the US did some time ago).@JosepBorrellF @vonderleyen @OliverVarhelyi https://t.co/rH0mIgY4Ao— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) September 26, 2023
Sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës e kanë dënuar të gjitha vendet perëndimore, teksa kanë kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Nga ky sulm terrorist nuk është distancuar Serbia, madje ata kanë shpallur 27 shtatorin ditë zie në nderim të terroristëve të vrarë. /Albanianpost.com