Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur se Serbia mendon që me sulme terroriste mund ta ndryshojë situatën në Kosovë.
Sveçla, në një intervistë për BBC ka treguar se si ka ndodhur sulmi i së dielës në Banjskë ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe u plagosen tre të tjerë.
Ai ka shtuar se ka një rrugë për kthim në tavolinën e negocimeve.
“Ne sigurojmë rend dhe ligj për të gjithë qytetarët e vendit, pavarësisht etnive”.
“Fatkeqësisht, Serbia mendon që duke organizuar sulme terroriste mund ta ndryshojë situatën në terren, çka nënkupton se mund ta vendosë këtë nën tavolinën e bisedimeve”, ka thënë ministri.
"What we want to do is make sure everyone feels safe…"
Xhelal Sveçla, the Kosovan Minister of Internal Affairs responds after Serbia's President blamed Kosovo for months of provocation after a deadly stand-off between ethnic Serb gunmen and police in northern Kosovo. pic.twitter.com/bpkd3BpiGN— BBC Newsnight (@BBCNewsnight) September 25, 2023
Ai tutje ka treguar veprimet që kanë bërë pasi kanë kuptuar se një polic është plagosur në Veri.
“Nga ky sulm një nga policët fatkeqësisht ka vdekur dhe një tjetër është plagosur. Pas kësaj ne kemi dërguar forca të tjera, edhe për ta tërhequr policin e plagosur”.
“Ne kemi parë dy kamionë të cilët kishin bllokuar rrugën dhe pastaj kanë vazhduar të sulmojnë gjatë gjithë ditës”, ka thënë ministri.
Por ka shtuar se ajo çfarë duan, “është që të gjithë të ndihen të sigurt”.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi terrorist nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.
Organet e rendit konfirmuan se katër sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.
Derisa pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist dyshohet se janë arratisur duke kaluar në territorin e Serbisë.
Policia e Kosovës është duke vazhduar operacionin edhe gjatë së hënës.
Sipas informacioneve të fundit, Policia ka gjetur prova të reja, pajisje e materiale që janë konfiskuar në orët e fundit nga vendi i ngjarjes në të cilin për orë të tëra gjatë ditës së djeshme pati shkëmbime me armë zjarri. /Albanianpost.com