Një grua është arrestuar në Prishtinë, pasi që kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor. Si pasojë e lëndimeve të marra, zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor.
“Prishtinë/ 25.09.2023-13:32. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. E dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./Indeksonline/