Arrestohet një person për posedim të substancave narkotike

Është arrestuar një person në Pejë, pasi të njëjtin i janë gjetur dhe sekuestruar 9.4 gram substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 9.4 gram substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /EO/

Read Previous

Bislimi: Beogradi po minon përpjekjet e Kosovës për t’i integruar serbët

Read Next

Shea: Kosova të bëjë gjithçka për ta përshpejtuar anëtarësimin në NATO