Emisarët e Al-Ittihad mbërrijnë në Londër, sauditët gati 200 milionë paundët për Salah

Padyshim kjo merkato vere ka qenë një nga më të “çmendurat”, me klubet arabe që kanë arritur të sigurojnë shërbimet e një sërë “yjesh” të futbollit evropian, ku ndër ta janë Karim Benzema, N’Golo Kante e Neymar.

Mirëpo, “gjigandët” e Arabisë Saudite, duket se nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq, dhe pas refuzimit të ofertës së parë prej 150 milionë paundësh, skuadra e Al-Ittihad është e gatshme të ofrojë plot 200 milionë paundë, për “faraonin” e Liverpool e për këtë arsye “gjigandët” arabë kanë dërguar këtë të martë, emisarët e tyre në Londër, për t’u përpjekur edhe një herë të fundit, për sigurimin e shërbimeve të “ylli” egjiptian.

Më herët është raportuar gjithashtu dhe për dëshirën që egjiptian ka për të nisur një “aventurë” të re në kampionatin saudit, mirëpo bordi i “të kuqve” dhe veçanërisht tekniku Jurgen Klopp, nuk kanë ndërmend të shesin “yllin” e tyre, sidomos tani që sezoni sapo ka filluar. /i.m /abcnews.al

Read Previous

Vendet më interesante të Europës për të qëndruar, mes tyre edhe Shqipëria

Read Next

Van Gaal “plas bombën”: Triumfi i Argjentinës në Kupën e Botës ishte i planifikuar