Mbi gjashtë orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

Pikat kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdar, edhe gjatë ditës së sotme po vazhdojnë të jenë të ngarkuara nga fluksi i bashkatdhetarëve të cilët po i përdorin për hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 14:53) mbi gjashtë orë nevojiten për të lëshuar Kosovën përmes vendkalimit kufitar të Merdarit, ndërsa kolona është deri në 2,200 metra.

Edhe në pikë kalimin te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë një orë, ndërsa në Jarinje 30 minuta.

Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës nuk ka pritje të gjata. /Telegrafi/

Read Previous

Murtezaj: Ndërtimtaria dhe gastronomia, “prodhues” të punëtorëve pa letra

Read Next

BE-ja i kërkon Rusisë të kthehet në marrëveshjen për drithërat