Ditë më parë TV Syri kishte raportuar se KB Vëllaznimi ishte afër nënshkrimit me basketbollistin Bardhi Rexha, nënshkrim ky që tashmë është zyrtarizuar edhe nga klubi gjakovar.
Në njoftimin e KB Vëllaznimit thuhet që basketbollisti Rexha skuadrën e Vëllaznimit e cilëson si “shtëpinë e tij” të dytë, pasiqë Rexha edhe paraprakisht ishte pjesë e gjakovarëve edhe gjatë sezonit 2021/2022, kur KB Vëllaznimi ishte pjesë e Ligës së Parë të basketbollit të Kosovës.
Theksojmë që Bardhi Rexha sezonin e kaluar ishte pjesë e KB Rahovecit, skuadër me të cilën pati 24 paraqitje, duke regjistruar një mesatare prej 7.5 pikëve, 5.4 kërcimeve dhe 1.6 asisteve për ndeshje.