Biden shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Hawaii

Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për katastrofë në Hawaii dhe ka zhbllokuar ndihmën federale për ishujt e shkatërruar nga zjarret.

Të paktën 36 persona kanë vdekur pasi zjarret e shpejta shpërthejnë në ishullin Hawai të Maui. Zjarret janë ndezur nga erërat e forta nga një uragan i largët, duke shkatërruar qindra ndërtesa dhe duke djegur disa zona totalisht, shkruajnë mediat e huaja. 

Mijëra njerëz janë detyruar të evakuojnë shtëpitë e tyre, ndërkohë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar, por disa persona rezultojnë të zhdukur./Sinjali/

Read Previous

Varianti i ri i COVID, OBSH: Rastet me “Eris” po rriten vazhdimisht

Read Next

Pandemia e COVID-19 ndikoi te vajzat, u paraqitën në spital me simptoma të pubertetit të hershëm