Kaos me regjistrimet e lojtarve në La Liga, mbi 40 transferime të reja ende në pritje

Kaos në La Liga-n spanjolle, mes nënshkrimeve të reja dhe rregullave të rrepta të fair play-t financiar të vetë ligës, e cila aktualisht po bllokon pak më pak se gjysmën e operacioneve të kryera.

Në fakt, për të regjistruar lojtarët e blerë në listën e lojtarëve të përdorshëm në ligë, klubet duhet të respektojnë rregulloret ekonomike dhe financiare të ligës iberike, por situata për klube të ndryshme është komplekse.

Siç raporton “Marca”, në fakt, vetëm 48 nga 90 operacionet e kryera në tregun spanjoll u regjistruan në listën e hyrjeve. Blerjet, rinovimet, kontratat e para për të rinjtë e kategorive më të ulëta, pak më pak se gjysma janë ende në pritje.

Ai që ka kompletuar të gjitha nënshkrimet është Real Madrid, i cili tashmë ka gati lojtarë si Jude Bellingham, Brahim Diaz, Fran Garcia, Arda Guler dhe Joselu.

Situata është e ndryshme për Barcelona-n, në fakt e kundërta. Xavi Hernandez ka vetëm trembëdhjetë lojtarë të ekipit të parë të regjistruar dhe dy prej tyre janë gati të largohen nga klubi, si Franck Kessie dhe Ousmane Dembele. Asnjë nënshkrim i ri apo lojtar me kontratë të re nuk mund të debutojnë kundër Getafe-s në ditën e parë të ndeshjes.

Përveç dy skuadrave të mëdha, problemi me regjistrimet është i përhapur. Shumë prej tyre i kanë bërë detyrat e shtëpisë, si për shembull Villarreal-i që kanë nënshkruar tashmë me Denis, Terrats, Gabbia, Sorloth dhe Comesana, por shumë të tjerë as që kanë filluar. Deri në tre ekipe nuk janë regjistruar ende, Barcelona, ​​Sevilla dhe Alaves.

Disa nga lojtarët e paregjistruar janë:

Ilkay Gundogan (Barcelona);

Oriol Romeu (Barcelona);

Isco (Betis);

Hector Bellerin (Betis);

Marc Roca (Betis);

Andre Silva (Real Sociedad). /Albanianpost.com

Read Previous

Kanabis për turistët në plazhin e Krorëzës, në pranga pronarët e lokaleve

Read Next

Droni Kratos XQ-58A Valkyrie pilotohet me sukses nga një pilot i inteligjencës artificiale