Shqipëri-Maqedoni e Veriut, prej sot me kontroll të përbashkët kufitar

Artan Grubi në cilësinë e koordinatorit qeveritar për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën, ka njoftuar se nga dita e hënë, me 31 korrik, kontrolli i përbashkët i kufirit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, hyn në fuqi.

Sipas tij do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona.

Grudi ka shkruar në Facebook se bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurt dhe e shpejtë si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh

Ai ka njoftuar se ceremonia do të zhvillohet në orën 11:00./Botasot/

Read Previous

Kosovarët me armë në dasma, Policia intervenoi në rreth 10 ahengje vetëm në vikend

Read Next

Statuti i ri UP-së, nuk mund të jesh rektor nëse në 5 vitet e fundit ke ushtruar funksion politik e partiak