Komandanti i FSK-së: Jemi të gatshëm për pjesëmarrje në misione të përbashkëta me ushtrinë amerikane

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkimi Jashari gjatë qëndrimit të tij në Uashington DC, në konferencën e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror të Gardave Kombëtare deklaroi se FSK-ja ka gatishmëri për pjesëmarrje në misione të përbashkëta me ushtrinë amerikane.

Kështu është thënë në një komunikatë nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Gjeneral Jashari konfirmoi gatishmërinë e FSK-së për pjesëmarrje në misione të përbashkëta me ushtrinë amerikane dhe në aktivitete e trajnime tjera në funksion të mbajtjes dhe zhvillimit të aftësive të ndërveprimit me forcat partnere”, thuhet në komunikatën e FSK-së.

Teksa ka falënderuar SHBA-në për përkrahje të vazhdueshmë për Kosovën dhe FSK-në.

Gjatë kësaj vizite ai u takua edhe me gjeneral brigadën Andreë Camacho, zëvendëskomandant i Gardës Kombëtare të Teksasit dhe delegacionin e tij.

“Takimi u shfrytëzua për t’ju uruar mirëseardhje në Kosovë trupave nga Teksasi, dhe për të konfirmuar gatishmërinë e FSK, për vazhdim të bashkëpunimit. Vlen të theksohet se trupat nga Teksas para pak ditësh morën rotacionin e trupave amerikane në Komandën Rajonale – Lindje (RC-E) në kampin Bondsteel me mision në kuadër të misionit të KFOR-it”.

/albanianpost/

Read Previous

Një donator shpëtoi katër jetë këtë mëngjes

Read Next

Milani prezanton fanellën e dytë