Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë.
Raporti i Policisë së Kosovës:
“Rreth orës 14:15, në rrugën “Beqir Kastrati”- Gjakovë është raportuar aksident trafiku. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë kanë qenë një veturë dhe një motoçikletë. Për pasojë (përveç dëmeve materiale), ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin rajonal. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”.