Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino e krahasoi ekipin e tij me Manchester City, i cili fitoi Premier League, FA Cup dhe Champions League sezonin e kaluar.
“Ne duhet të besojmë se Chelsea mund të konkurrojë me një skuadër si Manchester City. Do të jetë e vështirë. Dua të përgëzoj Josep Guardiolën për një arritje të jashtëzakonshme. Është e pabesueshme të shohësh sesi klubi funksionon vit pas viti dhe ruan stabilitetin”, tha Pochettino në një konferencë për shtyp.
Kujtojmë se Pochettino mori drejtimin Chelsea pasi skuadra përfundoi sezonin në vendin e dymbëdhjetë në renditjen e Premier League. /G.D abcnews.al/