Temperatura deri në 37 gradë Celsius gjatë javës së ardhshme

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.

Në njoftimin e kësaj agjencie bëhet e ditur se ndjeshmëria e këtyre temperaturave do të jetë rënduese për shëndetin.

“Nga dita e shtunë, nën dominimin gradual dhe prezencës së shtypjes së lartë atmosferike, si dhe depërtimit të masave ajrore afrikane, nga mot i paqëndrueshëm mbi vendin dhe rajonin tonë, gradualisht do të mbizotrojë mot stabil, me vranësira të pakta dhe temperatura gjithnjë në rritje të cilat në pjesën e dytë të javës së ardhshme do të arrijnë edhe maksimalet deri në 37°C”.

“Shtuar kësaj edhe sasinë e madhe të lagështisë sipërfaqësore prezente nga reshjet enorme të javëve dhe muajve të fundit, ndjeshmëria e këtyre temperaturave përcëlluese do të jetë edhe më e lartë dhe rënduese për shëndetin”, thuhet tutje në njoftim.

/klankosova/

Read Previous

‘Tifozat Kuq e Zi’ vijnë me nismën e veçantë

Read Next

Gjashtë të vdekur shkaku i zjarrit në një shtëpi të të moshuarve në Milano