Tensionet në veri, Lajçaku pritet të takohet edhe me Bislimin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Kjo është konfirmuar nga kryeministri Albin Kurti, duke shtuar se në këtë takim do të diskutohet për uljen e tensioneve në veri dhe për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, raporton EO.

Ndërsa për sa i përket takimit të tij me emisarin Lajçak, Kurti tha se ka qenë takim pozitiv.

“Ai do të takohet edhe me zëvendësin tim dhe kryenegociatorin, Besnik Bislimi”. /EO

Read Previous

Njohja e kontributeve të viteve 90 – Kurti: Ne po i rregullojmë që në mandatin e parë, të tjerët ua mohuan këtë të drejtë

Read Next

VIDEO/ Nën urdhërat e Pochettino, Armando Broja stërvitet me ekipin