Armë, mjete eksplozive, radio lidhje dhe simbole të njësive ruse – Sveçla jep detaje nga konfiskimi i armatimit në veri

Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka treguar për gjithë armatimin që kanë konfiskuar ditën e premte në komunën e Zveçanit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka thënë se të premten është shmangur një sulm terrorist.

“Shmangëm një sulm terrorist, u identifiku një makinë më targa të Serbisë, u zbulua sasi e madhe e armatimit, mjete eksplozive, armë automatike, shok-bomba, uniforma. Ka shenjë dalluese të njësive ruse, radio lidhje, të cilat më herët janë gjetur në zyrën e tij Aleksandër Filipovic”, tha ai.

Tutje ai shtoi se këto pajisje janë të  formacionit kriminal “Mbrojtja civile”, që shërbejnë për shkaktimin e sulmeve terroriste.

“Këto mjete kishin për qëllim shkaktimin e sulmeve në Kosovë”, tha ai.

Ministri shtoi tutje se “ky rast konfirmon se nga territori i Serbisë janë futue edhe vetura tjera me armatim. /Telegrafi/

Read Previous

Ernesto Sabato kur iu nda çmimi “Kadare” në Shqipëri: Ky ishte më i madh se çmimi Nobel

Read Next

Nesër finalja e Kupës së Kosovës për veteranët