Tovërlani publikon listën e Kosovës U21 për ndeshjen kundër Estonisë, shtatë lojtarë Superliga

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2025 kundër Estonisë.

Kosova do t’i fillojë kualifikimet për Euro 2021 në ndeshjen ndaj Estonisë, e cila do të zhvillohet më 20 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ekipi U21 i fillon nesër përgatitjet për këtë ndeshje, teksa stërvitja e parë mbahet në orën 17:00 në Kampin Nacional në Hajvali.

Para fillimit të stërvitje, përzgjedhësi Afrim Tovërlani është përkujdesur ta publikojë listën me 24 futbollistë të ftuar.

Në listën e Tovërlanit janë plotë shtatë futbollistë nga Superliga e Kosovës.

Altin Gjokaj (Drenica), Eron Isufi dhe Ardit Tahiri (Drita), Lindon Emerllahu (Ballkani), Lulzim Peci (Trepça ’89), Etnik Brruti (Malisheva) dhe Oltion Bilalli (Gjilani) janë emrat e të ftuarve.

Read Previous

WordPress po bëhet me mjet AI, ku ndihmon përdoruesit për të gjeneruar si dhe për të edituar tekste

Read Next

Escobar sot i raporton Shtëpisë së Bardhë, Kurti udhëton në Kroaci