“Moti tropikal” ka karakterizuar ditën e sotme pasi që në orët e para të ditës ka mbajtuar mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. E duke nisur pas orëve të mesditës janë shtuar vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut, ndërsa tempertaura ka lëvizur nga 14 deri në 23 gradë celsius.
• 14 deri në 23 gradë parashihet temperatura për të mërkurën, megjithatë nuk do të mungojnë reshjet e shiut që në orët e para të mëngjesit apo edhe në orët e vona të mbrëmjes.
• Mot dhe temperatura të ngjajshme parashihen dhe gjatë së enjtës duke u shoqëruar nga vransira dhe shiu e temperaturë nga 14 deri në 24 gradë celsius.
• Të premtën parashihet mot i ndryshueshëm e temperatura do të lëvizë nga 13 deri në 25 gradë celsius.
• 14 deri në 25 gradë celsius mbizotëruar nga vransira dhe reshjet e shiut parashihet moti gjatë së shtunës.
• Të dielën parashihet ngritje e temperaturës maksimale deri në 24 gradë celsius ndonëse vranësirat dhe reshjet e shiut të kohë pas kohshme do të jenë të pranishme.
• Vranësira të shoqëruara me reshje shiu e rreze të kohë pas kohshme të diellit parashihet të karakterizohet moti për të hënën e javës së ardhshme ndonëse temperatura maksimale do të arrijë në 26 gradë celsius.