GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Telat gjemborë të cilat kanë qëndruar për disa ditë rresht afër ndërtesës së Komunës së Zveçanit, janë hequr pak me parë nga ushtarët e KFOR-it.
Kjo dëshmon për situatën aktuale të qetë në ketë komunë, ndërsa protestuesit para pak çastesh shpalosën një pano me mbishkrimin “Zveçanit është i përhershëm”, në alfabetin cirilik.
Protestuesit të cilët janë në numër më të vogël se zakonisht, kryesisht femra, janë duke qëndruar nëpër tendat e improvizuara para ndërtesës së kësaj komune.
Pjesëtarët e KFOR-it janë para objektit komunal dhe po qëndrojnë përballë protestuesve. /Telegrafi