Një vit nga masakra në Teksas, Biden sërish thirrje për kontrollin e armëve

Presidenti Joe Biden bëri sërish thirrje për ndalimin e armëve luftarake, ndërsa ai dhe bashkëshortja e tij Jill, mbajtën zi në Shtëpinë e Bardhë për viktima e një viti më parë në një shkollë në Uvalde, të Teksasit.

Tragjedia e 24 majit 2022, gjatë së cilës mbetën të vrar 19 nxënës dhe dy mësues, ka qenë një shok dhe një ndër tragjeditë më të këqija në vitet e fundit.

“Nuk i japim fund dot kësaj epidemie derisa Kongresi të miratojë ligje të logjikshme për sigurinë e armëve dhe t’i mbajë armët larg nga rrugët dhe larg duarve të personave të rrezikshëm, dhe derisa edhe shtetet të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Presidenti Biden.

Sipas një studimi të Universitetit të Miçiganit, më shumë fëmijë dhe adoleshentë në Shtetet e Bashkuara humbën jetën të vrarë nga armët, se nga çdo shkak tjetër gjatë vitit 2020.

Presidenti Biden përsëriti thirrjen për Kongresin që të ndalojë armët automatike AR-15.

“Vrasësi numër një i fëmijëve janë armët.Ka ardhur koha për të vepruar dhe që zërat tanë të dëgjohen. Jo si demokratë apo si republikanë, por si miq, si fqinjë, si prindër, si bashkëqytetarë amerikanë”, tha ai. /abcnews.al

Read Previous

Bizneset në Eurozonë rrisin aktivitetin gjatë muajit maj

Read Next

Sezoni më i mirë në historinë 122 vjeçare të klubit, Brighton në Europa League për herë të parë në histori